Vazhdon nostalgjia për Ancelottin e Milanos, pasi që edhe maldini ka biseduar sot me të para ndeshjes me Napolit, pas Genaro Gattusos.

Koordinatori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar se ai ka folur me trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti para ndeshjes se nesërme.


Kjo është hera e dytë që zyrtarët e Milanit kanë biseduar me ish legjendën e klubit të tyre, që tani është trajner i Napolit.
Carletto do të përballet me Milanon për herë të parë pasi që e la atë, e pas Gennaro Gattusos që është në bankën e kundërshtarit dhe ata kishin biseduar sot, ai do të takohet edhe me një lojtarë tjetër, Maldinin në San Paolo.
“Do të jetë udhëtimi i im i parë me skuadrën, këtë herë nuk do të luaj por koncentrimi do të jetë i lartë”, tha Maldini për Sky.
“Fola me Ancelottin dje dhe ai është në forma të madhe dhe po na pret ne. Do të jetë një ndeshje e madhe. Më pëlqen ky entuziazëm brenda skuadrës sepse për këtë është krijuar Milani”.

Previous Next