Cristiano Ronaldo pas nëntë viteve të kaluara në Santiago Bernabeo, u largua nga gadishulli Iberik.
Superylli portugez kaloi nga Madridi në Torino për të regjistruar kështu njërin nga transferet më të mira dekadën e fundit, shkruan GazetaBlic. Këtë lëvizje e kanë analizuar shumë gurmanë të futbollit, duke e quajtur si një ndër pikat kyçe të kampionatit italian.
Së fundi ka qenë legjenda e Juventusit, Pierluigi Casiraghi, i cili ka thënë se fituesi i pesë-fishtë i “Topit të Artë”, do t’a ketë të vështirë të shënojë 40 gola.
Kjo pasi Serie A nuk është si liga spanjolle, vazhdoi Casiraghi. Këtu të gjitha ekipet përqendrohen në mbrojtje, prandaj ai do t’a ketë të vështirë, mirëpo mbetet të shihet, përfundoi ish-anëtari i dikurshëm i Lazios.