Drita e Prishtina fillimisht mposhtin disa “ekipe lagjesh” dhe në rrjetet sociale shpërthen festa sikur të ishin kualifikuar në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Evropës.

Më pas vjen radha për t’u takuar me disa skuadra pak më të forta, gjithsesi krejtësisht jo-profesioniste dhe aty dështojnë.

Futbollisti i ekipit që eliminoi Dritën, Dudelange, Tom Schnell, ka folur për gazetën rreth këtij suksesi të skuadrës nga Luksemburgu.

Ai pohon që skuadra e tij nuk është profesioniste, pasi që gjysma e lojtarëve bëjnë punë tjera.

“Sinqerisht, ne nuk jemi një skuadër profesioniste. Gjysma e futbollistëve të ekipit tonë, bëjnë edhe punë tjera, pra kanë profesione tjera”, deklaroi Schnell për Gazetën Olle.

Ai u shpreh shumë i lumtur që ekipi i tij kaloi në raundin tjetër kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë që Dudelange mundi Dritën 2:1 në shtëpi dhe barazoi 1:1 në Mitrovicë.

Previous Next