Manchester Unitedi është pranë transferimit të mbrojtësit të Tottenhamit, Toby Alderweireld për 60 milionë funte.

Jose Mourinho e ka bërë transferimin e qendër-mbrojtësit belg prioritet në fund të sezonit të kaluar, por Man United kundërshtatoi që të paguajë 75 milionë funte për të, aq sa kërkonte Tottenhami.

Por, Mirror Football kupton se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe se Manchester Unitedi beson se mund ta marrë lojtarin brenda 48 orëve të ardhshme.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy është i vetëdijshëm se Alderweireld ishte përgatitur ta refuzonte kontratën e re, kështu që largimi i tij nga Londra është i pashmangshëm.

Previous Next