Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, mbeti i zhgënjyer me ndeshjen kundër Napolit, pasi kishin qenë në epërsi me rezultat 2-0. 

Sipas tij, Milani u zhduk plotësisht nga ndeshja dhe për këtë gjë e fajëson veten. Kuqezinjtë ishin në epërsi prej dy golash deri në fillim të pjesës së dytë, por brenda 30 minutave Napoli arritën të shënojnë 3 gola, dhe kështu e përmbysën rezultatin. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2 në avantazh të Napolit. “Pendimi im më i madh është se pasi e morën golin për 2-1, ne u zhdukëm plotësisht nga ndeshja”, ka thënë Gattuso. “Të gjithë filluan ta luajnë ndeshjen në mënyrën e vet dhe ne humbëm. Ne duhet të kuptojmë se si ta përmirësojmë këtë anë të lojës tonë dhe unë mbeta i zhgënjyer me reagimin që treguam”. “Unë marr përgjegjësi të plotë sepse nëse skuadra është e frikësuar, atëherë faji është i trajnerit. Ne thjesht humbën pas gabimit të parë dhe kjo gjë kishte ndodhur shpeshherë edhe gjatë sezonit të kaluar”.

Previous Next