Për shkak se përfunduan në pozitën e katërt në tabelën e Premier Ligës, Liverpooli rrezikon të jetë në një grup të vështirë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve mund të përfundojnë në të njëjtin grup me Barcelonën ose Real Madridin dhe Borussia Dortmundin ose Interin.

Megjithatë, kjo nuk i ka frikësuar as tifozët e as drejtuesit e klubit, pasi që ata mendojnë se 'të tjerët duhet të frikësohen nga Liverpooli'.

Grupi në të cilin do të jetë Liverpooli varet nga rezultati i ndeshjes mes Benficas dhe Fenerbahces. Nëse Fenerbahce e fiton këtë ndeshje, atëherë Liverpooli do të ballafaqohet me klube më të vogla në grup.

Previous Next