Anthony Martial nuk është zgjedhur nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë kundër Bayern Munich.

Ndërsa, Marcus Rashford, Victor Lindelof dhe Phil Jones kanë udhëtuar për në Gjermani, ku do të takohen me pjesën tjetër të skuadrës.

Deri tani, ata kanë qenë në pushime për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Gjatë këtij afati kalimtar, francezi ka kërkuar të largohet nga klubi i tij.

Në një intervistë, agjenti i tij ka thënë se ai nuk është i lumtur te “Djajtë e kuq” për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin e skuadrës.

Ndeshja mes Manchester United dhe Bayern Munich do të jetë e fundit për këtë turne parasezonal. Ajo do të zhvillohet në stadiumin e Bayernit, Allianz Arena.

Ndërsa, më 10 gusht, Unitedi fillon sezonin e Premier Ligës me përballjen kundër Leicester City.

Previous Next