Mediat italiane raportojnë se Interi është duke u përpjekur ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.
Futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, konsiderohet ndër më të mirët në pozitën e tij.
Ndërsa, sipas Sky Italia, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNews, Nerazzurrët kanë kontaktuar me përfaqësuesit e kroatit, të cilët nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit.
Interi e ka të qartë se arritja e marrëveshjes është shumë e vështirë, mirëpo drejtorët e klubit do të përpiqet që ta realizojnë.
Transferimi i Modric do të ishte një lloj reagimi ndaj Juventusit, pas transferimit të Cristiano Ronaldos, ndërsa te zikaltrit 32-vjeçari do të formonte ‘diasporën kroate’ së bashku me Sime Vrsaljko, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.
Sipas Sky, përpjekjet për transferimin e Modricit kanë arsye për vonesën e zyrtarizimit të Arturo Vidalit, sepse Nerazzurrët duan që të nisin bisedime konkrete me Realin dhe me lojtarin.
Mesfushori akoma nuk e ka rinovuar kontratën me Los Blancos, ndërsa Interi është shumë i interesuar për shërbimet e tij.