Futbollisti francez nga sezoni tjetër do të luajë në Premier Ligë.

Vjen edhe zyrtarizimi, futbollisti francez, Lucas Digne transferohet te Evertoni në Premier Ligë.

Mbrojtësi i majtë, i cili ka luajtur në 45 ndeshje me Barcelonën, duke fituar katër trofe, ka kaluar te “Toffees” për 20.2 milionë euro, ndërsa 1.5 milionë të tjera do të paguhen në forma të tjera.

Klubi i Barcelonës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare shpreh mirënjohjen për kontributin që Digne ka dhënë i me fanellën “blaugrana” si dhe i uron fat në karrierën e tij.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, që i skadon në vitin 2023.

Previous Next