Me ikjen e Cristiano Ronaldos, Julen Lopetegui ka detyrën e vështirë të rindërtojë lojën e Realit të Madridit pa yllin portugez. 

Për momentin, as klubi nuk ka blerë ndonjë lojtar të ri për ta zëvëndësuar, gjë që do të ishte shumë e vështirë, sepse Ronaldo që kishte mesataren e frikshme prej 50 golash në vit. Por ai e ka gati planin me disa detaje që mendon se mund t’i bëjnë punë klubit kryeqytetas këtë sezon.

Gjëja më kryesore për Lopeteguin është kolektivi, i cili vjen para çdo individi. Që në konferencën e parë ai deklaroi se duhet ta përforcojmë fjalën ekip.

Me ikjen e Cristianos, shumë lojtarë që kanë qenë në hijen e 5 herë Topit të Artë, do të kenë mundësi të dalin në dritë për t’i shfaqur akoma aftësitë e tyre me klubin. Këtu hyjnë lojtarë si Asensio, Isco apo Bale. Për sa i përket Iscos, me Zidane mesfushori spanjoll e kishte të vështirë të gjente hapësira, ndërkohë Lopetegui do të bëjë të pamundurën që ai të ndihet sa më komod në fushë.

Vitin e shkuar, La Liga ishte “ferr” për Realin. Pësoi 15 gola më shumë se Barça dhe 22 më shumë se Atletico, diçka që Lopeteguit nuk i pëlqen as ta mendojë, duke marrë parasysh fiksimin e tij për sa i përket mbrojtjes.

Nuk duhen harruar as të rinjtë si Ceballos, Marcos Llorente dhe Mayoral, të cilët mund të luajnë një rol të rëndësishëm me ish-tranjerin e kombëtares spanjolle që mendon t’i japë secilit minutazh në fushë. Të besosh te lojtarët zëvendësues, diçka që Zidane nuk e bënte shpesh, mund të rezultojë mjaft e rëndësishmë për skuadrën këtë sezon.

Previous Next