Roma dhe Atalanta kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Olimpico' në kuadër të xhiros së dytë në Serie A. 

Përballja e zhvilluar në kryeqytetin italian përfundoi barazim 3:3, me shumë emocione dhe përmbysje në rezultat.


Roma e nisi më mirë ndeshjen për të kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë të takimit, me anë të Javier Pastores. Goli erdhi si “dush” i ftohtë për Atalantan e cila menjëherë u këndjell dhe mori lojën nën kontroll, për të shënuar dy gola të shpejtë me anë të Castagne (19’) dhe Rigoni (22’). Kurse 16 minuta më vonë, ishte përsëri Rigoni që realizoi tjetër gol, për të shkuar në pushim me rezultat 1:3. Në pjesën e dytë ishte një Romë shumë më kërkuese se ajo e pjesës së parë dhe në minutën e 60’ ishte Florenzi që pas një asistimi të Dzekos shënoi për të ngushtuar epërsinë. Roma nuk u ndal së kërkuari dhe në minutën e 82, Kostas Manolas shënoi për të barazuar shifrat në 3:3. Është kjo ndeshje që na bënë të besojmë se Serie A po rikthen spektaklin e dikurshëm. Roma dhe Atalnta tashmë grumbullojnë nga katër pikë secila dhe gjenden në pozitën katër (Atalanta) dhe pesë (Roma).

Previous Next