Mohamed Salah ka një debat dhe polemikë që zgjat prej muajsh me autoritetet e futbollit në Egjipt, duke i akuzuar ata se kanë injoruar ankesat e tij për përdorim të paautorizuar të imazhit të sulmuesit. 

Këto diskutime dhe mënyra si u trajtua dëmtimi i tij gjatë kampionatit të kaluar botëror, ka ngjallur dyshime të mëdha për vazhdimësinë e golashënuesit më të mirë të Premier League me ekipin kombëtar.


“Eshtë normale që Federata Egjiptiane e Futbollit të përpiqet të zgjidhë problemet me futbollistët e tij, në mënyrë që ata të ndihen në mënyrën më të mirë të mundshme, por në fakt në rastin tim ka ndodhur krejtësisht e kundërta,” – shkroi në “Twitter” sulmuesi i Liverpool. “Nuk është normale që mesazhet e mia, mesazhet e avokatit tim, të injorohen vazhdimisht. Nuk e di përse ndodh kjo? Nuk kanë kohë të na përgjigjen?” – shtoi ai. Menaxheri i lojtarit Ramy Abbas ka thënë: “Mjaft, kupa u mbush plot!”. Ndërsa Naguib Sawiris, një nga biznesmenët më të pasur në Egjipt shtoi: “Kur një simbol kombëtar si Salah trajtohet në të tillë mënyrë, e gjithë Federata duhet të largohet. Populli dhe tifozët duan që Salah të vazhdojë me kombëtaren, jo të largohet ai, por drejtuesit që e keq administrojnë situatën.” Pra nis “lufta e ftohtë”: ose Salah, ose drejtuesit e Fedraratës. Koha e “paqes” mbaroi...

Previous Next