Ishte një marrëveshje për të cilën të dyja skuadrat u kënaqën.
Bëhet fjalë për marrëveshjet midis Milanit dhe Juventusit ku mbrojtësi Bonucci që u rikthye edhe njëherë në Torino për tu veshur bardhezi.
Lojtarit që iu dha gjithçka te Milani, u largua papritur për të shkuar sërish te “Zonja e Vjetër”.
Ndërkohë ai që e zbulon arsyen e vërtetë të këtij largimi është lojtari i Milanit, Suso teksa thotë:
“Ai e ka ndjerë gjithmonë veten sikur kishte bërë një hap prapa në karrierë që erdhi te Milan dhe prandaj shkoi sërish te Juventus. Gjithsesi me largimin e tij kemi humbur një lider të vërtetë dhe shumë përvojë. Ai solli gjëra të reja në ekipin tonë”.