Na ndajnë vetëm shtatë ditë nga fillimi i ri i sezonit të Premier Ligës dhe vetëm gjashtë ditë deri në mbyllje të afatit të transfereve në Angli, por pavarësisht mbylljes më herë të afatit kalimtar prapë klubet angleze kanë shpenzuar më shumë se klubet tjera europiane.

Klubeve të Premier Ligës nuk do ti lejohet të nënshkruajnë lojtarë kur fillon sezoni, edhe pse ata mund të shesin lojtar jashtë apo ti dërgojnë huazim gjatë tërë gushtit.

Për të pestën verë me radhë, top klubet angleze kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro, me 1.101 miliard euro të shpenzuara, me Liverpoolin që prin në top list si shpenzuesi më i madh.




Zakonisht në këtë listë kemi lojtarë të shtrenjtë, por më i shtrenjti është Alisson Becker që i kushtoi Liverpoolit 75 milionë euro për tu sjell nga Anfield, me Naby Keita që po ashtu shkoi në Liverpool për 60 milionë euro.

Riyah Mahrez është lojtari i dytë më i shtrenjtë sivjet në Premier Ligë pasi që u transferua në Manchester City për 68 milionë euro, para ardhjes se Fred tek rivalët United, me top pesëshen që përmbyllet me Chelsean që bleu Jorginhon për më shumë se 55 milionë euro.

Një shumë prej 195 milionë euro e bën Liverpoolin të jenë të parët por befasia është West Ham United që e ka okupuar vendin e dytë më 95 milionë euro të shpenzuara.

Një klub tjetër befasi është Fulham që po ashtu ka shpenzuar shumë duke qenë në top treshe më 82 milionë euro të shpenzuara.

Nuk është befasi që të shohim klubet e Premier Ligës që shpenzojnë kaq shumë para gjatë verës, edhe pse Seria A këtë verë është e dyta, pasi deri me tani ekipet italiane kanë shpenzuar në total 927 milionë euro dhe kanë marrë në gjirin e tyre lojtarin më të mirë në botë Cristiano Ronaldo.

LaLiga është e treta, më 643 milionë euro të shpenzuara deri me tani, Bundesliga gjermane e katërta më 415 milionë para Ligue 1 që ka shpenzuar 376 milionë kurse Championshipi anglez ka shpenzuar 148 milionë euro.

Previous Next