Menaxheri i Thibaut Courtois ka kërkuar nga Chelsea që ta lejojë portierin të bashkohet me Real Madridin. 

Belgu ka dëshirë të kthehet në Spanjë, ku ka kaluar dy vite në huazim tek Atletico Madrid, në mënyrë që të jetë më afër familjes së tij.




“Los Blancos” kanë qenë të prirur për ta bërë një lëvizje të tillë, por deri më tani, “Blues” kanë refuzuar të ulen nën vlerësimin e tyre prej 40 milionë euro të lojtarit. Ndërsa nuk ka marrëveshje, trajneri Maurizio Sarri nuk u tregua i bindur të premten se klubi nga “Stamford Bridge” do të jetë në gjendje ta mbajë nr.1, ndërsa ish-trajneri i Belgjikës, Graeme Jones, thotë se një lëvizje e portierit te kampionët europianë është zgjidhja më e mirë për palët.

“Kam lexuar gjithkund se Chelsea është duke thënë se Thibaut nuk largohet, por ai ia ka bërë të qartë klubit se alternativa më e mirë për të është të shkojë në Madrid”, – tha Christophe Henrotay, sipas “The Sun”. – “Për atë, ky është një vendim i madh, sepse dëshiron të jetë pranë familjes së tij dhe ka një ofertë për Chelsea, që duhet ta pranojë”.

Disa tifozë e kanë kritikuar 26-vjeçarin, pasi mendojnë se dëshira e tij për të shkuar në “Bernabeu” është duke u shtyrë financiarisht, por Henrotay e ka hedhur poshtë këtë ide: “Kemi parë sugjerime se dëshira e Courtios lidhet me paratë. Eshtë e vërtetë që ai mund të marrë një rritje page me një lëvizje të tillë, por ai ka hedhur poshtë një ofertë më të mirë diku tjetër...

Kalimi në Madrid është më shumë se një vendim financiar për të”.

Gjatë gjithë kësaj historie ka rëndësi për të gjithë që të jenë të arsyeshëm. Edhe klubi blerës ka ofruar një ofertë të arsyeshme për një lojtar, që i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij, kur e dinë se mund të transferohet fare pa pagesë për 12 muaj.

Chelsea mund të marrë një pagesë të drejtë për të tani dhe të nënshkruajë me një zëvendësues. Ose, do të duhet të nënshkruajë me një zëvendësues verën e ardhshme, por pa marrë një tarifë për Thibaut.

Është e kuptueshme që njerëzit mund të shqetësohen, sepse dëshiron të largohet nga klubi, ne e pranojmë këtë. Por ky është një vendim njerëzor, i bazuar në dikë që dëshiron të jetë afër fëmijëve të tij. Edhe kjo është, gjithashtu, një gjë e arsyeshme”.

Previous Next