Nicola Berti pretendon se nëse Inter merr lojtarin e Bayern Munich atëher do të barazohej me nivelin e Juventus.

Bëhet fjalë për Arturo Vidal i cili sipas mediave italiane raportohet se do të rikthehet në Serie A tek klubi Interit.

"Vidal tek Inter do të ishte super, nëse e marrim, do të jetë emocionuese".

"E pëlqej shumë si lojtar. Ai ka dëshirë të shënojë, të vrapojë rreth e qark fushës. Ai është një lojtar që jep shumë, që lufton për topin. Shpresoj që raportet të jenë të vërtetë".

“Ai do të kontribuojë shumë pasi është një lider. Me Vidal, Inter do të jetë në të njëjtin nivel me Juve. Do të luftojmë për Scudetto-n dhe shpresoj që gjithashtu të luajmë mirë edhe në Champions League”, ka shtuar më pas Nicola Bert.

Previous Next