Tekniku i ri i Arsenalit Unai Emery është optimist se aventura e tij e re me klubin anglez pas atij shkarkimi zhgënjyes nga PSG gjatë verës do të rezultojë shumë më frytëdhënëse.

Zbehja e figurës së tij pavarësisht arritjeve pozitive në sezonin e shkuar me klubin e sheikut nga Katari erdhi si pasojë e influencës së Neymar dhe për këtë spanjolli 46-vjeçar Emery të cilit i treguan derën tek klubi kryeqytetas, deklaron:

“Secili prej nesh në çdo klub ku angazhohet duhet të dijë mirë rolin e tij dhe rolin që ka pjesa tjetër e grupit. Tek Manchester City për shembull shefi është Guardiola ndërkohë që tek PSG lideri quhet Neymar. Tek Arsenal nuk do të kem një Neymar që të më ndikojë”.

Previous Next