Portieri belg kërkon të kthehet përsëri në Spanjë.
Thiabut Courtois ua ka bërë me dije drejtuesve të Chelseat që këtë verë dëshiron të kthehet në Spanjë, atje ku e kërkon me ngulm Real Madridi.
Largimin e Courtois, si të sigurt e jep edhe ish-trajneri i Belgjikës, Graeme Jones.
Ndonëse Chelsea, ka rezistuar deri më tani për ta mbajtur reprezentuesin belg, Reali do të bëjë edhe një ofertë për blerjen e portierit.
“Ai ka vetëm edhe një vit në kontratë dhe për të qenë i sinqertë unë mendoj se ai do të largohet”, ka thënë Jones.
“Courtois ka treguar aftësitë e tij në Kampionatin Botëror, ku edhe fitoi çmimin Doreza e Artë”.
“Largimi i tij nga Chelsea më duket i pashmangshëm”, ka përfunduar ai.