Federata e Futbollit të Argjentinës ka përzgjedhur pasuesin e Jorge Sampaolit.

Zhgënjimi në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku Argjentina u eliminua qysh në 1/8 e finales ka bërë që në kombëtaren “Albiceleste”, të nisin ndryshimet.
I pari që u largua ishte trajneri Jorge Sampaoli, i cili nuk kishte marrëdhënie të mira me shumicën e futbollistëve.
Tashmë në vend të tij është emëruar Lionel Scaloni dhe si ndihmës i tij do të jetë Pablo Aimar.
Scaloni së fundmi ka drejtuar kombëtaren U17 të Argjentinës dhe do të jetë në stol në dy miqësoret ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë.
Në Botërorin e Rusisë, Scaloni ishte pjesë e stafit të trajnerëve dhe është një nga personat që ka marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë.

Previous Next