Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, mendon se trajneri i klubit, Jose Mourinho, është duke ia ulur vetëbesimin lojtarëve të tij.
Ai ka thënë se frikësohet që kritikat e trajnerit do të ndikojnë negativisht te lojtarët e klubit anglez.
“Perceptimi i publikut për momentin është se brenda klubit ka një gjendje mendore negative. Ka shumë negativitet i cili po del nga klubi tani”, tha fillimisht Ferdinand.
“Kur je pjesë e skuadrës dhe dëgjon vetëm negativitet dhe asgjë pozitive, nuk të vjen mirë. Mendoj se duhet pak pozitivitet në skuadër. A po e bën ai këtë para dyerve të mbyllura? Nuk e di. Por, ne mund të shohim një gjendje negative brenda në klub dhe kjo nuk është gjë e mirë”.