Legjenda e Zonjës së Vjetër ka deklaruar se janë duke u bërë gati edhe për një varg transferimesh tjera gjatë afatit kalimtar të verës.

Zëvendëspreisdneti i Juventus, Pavel Nedved, ka thënë se klubi nga Torino synon të blejë të tjerë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar.

Klubi italian bëri një goditje të madhe gjatë kësaj vere, duke transferuar në radhët e veta pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Por Nedved ka deklaruar se nuk do të ndalen me kaq dhe se synojnë që të blejnë edhe lojtarë tjerë, si Paul Pogba dhe Sergej Milinkoviq-Saviq.

Previous Next