Sprai i përdorur nga gjyqtarët për të përcaktuar distancën në momentet e goditjeve të lira mund t’i kushtojë shtrenjtë FIFA-s. 

Sikurse zbulon “Marca”, dy shpikësit e këtij shenjuesi me shkumë, Pablo Silva dhe Heine Allemagne, u janë drejtuar organeve kompetente, për të fituar autorësinë e kësaj shpikjeje dhe sigurisht patentën.

Ata i kërkuan gjykatës, pas provave të paraqitura, një dëmshpërblim prej 15 mijë dollarësh për çdo ndeshje ku është përdorur sprai.

Institucioni më i lartë u futbollit botëror rrezikon vërtet shumë. Dy shpikësit kanë lajmëruar që do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, pasi dështuan të arrinin një marrëveshje paqësore me FIFA-n.

Nëse gjykata do të vendosë kundër institucionit të drejtuar nga Infantino, sprai do të duhet të zhduket nga qarkullimi në fushat e futbollit, madje FIFA do të jetë e detyruar të paguajë edhe një gjobë të majme si dëmshpërblim.

Previous Next