Cristiano Ronaldo do që Juventus të marrë super mbrojtësin e spanjollëve të Real Madridit, Marcelo, këtë verë.

Sulmuesi portugez ka luajtur për një kohë të gjatë me mbrojtësin e majtë te Real Madrid, ku edhe kanë fituar gjithçka të mundshme në nivel klubesh.

Sipas “L’Equipe”, Ronaldo i ka kërkuar bardhezinjve të blejë brazilianin, i cili do të kushtonte rreth 50 milionë euro.

Ideja e Juventus është ta financojë këtë super operacion me shitjen e Alex Sandro.

Previous Next