Trajneri spanjoll ka vendosur që ta shtojë ritmin e lojës të skuadrës, duke shtuar presionin tek mesfushorët e skuadrës.

Trajneri i ri i Real Madrid, Julen Lopetegui, ka thënë se stili i lojës i të Të Bardhëve do të ndryshojë.

Pas debatit se cilin stil të lojës do të përdor, ai  u përgjigj se do të luhet lojë e shpejtë dhe sulmuese, shkruan Marca.

Lopetegui është duke ndërtuar një ekip sulmues me të cilin do të mund të organizojë sulme të shpejta për ta gjunjëzuar kundërshtarin.

Kjo është metoda e trajnerit të Mbretërve, i cili nuk ka hezituar të këmbëngulë dhe të vazhdojë me të njëjtin mesazh gjatë trajnimit në Miami.

Në këto parime do të ndërtohet loja e tij, por Lopetegui e di se ai ka një skuadër mjaft të fortë për të aplikuar edhe stile të tjera në varësi të situatës së lojës dhe kundërshtarëve.


Shumëllojshmëria e lojtarëve si Toni Kroos, Luka Modriq, Isco dhe Dani Ceballos siguron mundësi të luhen stile të ndryshme të lojës në mesfushë që do t’i kishte zili çdo trajner.

Previous Next