Kepa Arrizabalaga i ka thënë lamtumirë klubit të tij të deridjeshëm me anë të një letre, të publikuar në faqet e rrjeteve sociale, diçka klasike në mesin e lojtarëve në të tilla raste.
Edhe portieri i ri spanjoll nuk bën përjashtim. Në orët e tij të para si pjesë e bluve të Londrës, i transferuari nga Athletic nisi këtë letër për tifozët “rojiblancos”:
“Sot është dita të largohem nga shtëpia, Athletic. Një ditë plot ndjenja të përziera, si rezultat i largimit nga klubi, në të cilin kam hyrë 9 vjeç, ku jam rritur si njeri dhe si futbollist, tifoz më të cilin që nga fëmijëria kam qenë, jam dhe do të jem. E di se disa tifozë do ta kuptojnë vendim tim, të tjerë edhe jo. Por, të gjithë duhet ta dinë se e kam marrë këtë hap të ri në karrierë me qetësi dhe përgjegjësi”.
“Nuk ishte aspak e lehtë për të lënë gjithçka, që kam ngritur prej kaq shumë vitesh, me aq shumë përpjekje dhe përkushtim për të përmbushur objektivin e një fëmije. Megjithatë, ndonjëherë në futbollin profesional duhet të hedhësh apa përpara, për të përmbushur sfidat personale, për t’u zhvilluar më tej një karrierë”.
“E kam analizuar se çfarë është më e mira për mua dhe për këtë arsye, besoj se mundësia që m’u paraqet për t’u transferuar te Chelsea, është vendimi i duhur për të ardhmen time. Kjo nuk do të thotë se unë i harroj vlerat e klubit që po lë, ato mbeten të njëjtat, që kam kultivuar për pesëmbëdhjetë vjet”.
“Unë kam fjalë falënderimi për klubin dhe për të gjithë “athleticzales”. Dua të falënderoj Athletic për dashurinë, respektin dhe vlerat që ka përçuar tek unë gjatë viteve. Ato do të më shoqërojnë gjithmonë. Falënderoj të gjithë shokët që kam pasur gjatë gjithë këtyre viteve, por sidomos ata që sot ndajnë atë “garderobë”, të cilët janë më të mirët”.
“Për të gjithë të punësuarit që, në hije, e bënë klubin më të madh. Dhe së fundi, jam ky që jam në sajë të të gjithë tifozëve. Çdo herë që kam ecur në “San Mamés” e kam ndjerë privilegjin dhe kam vënë re dashurinë e forcën tuaj. Unë gjithmonë do të jem në borxh ndaj jush, për atë që më keni bërë të ndihem”.