Anthony Martial duhet të përballet me pasojat e vendimit të tij për të braktisur për më shumë se një javë Manchester United, për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij që ka sjellë në jetë djalin e parë të çiftit.

Sipas mediave angleze, klubi i United e ka gjobitur me plot 180 mijë paund, për thyerje të disiplinës. Sulmuesi francez mori avionin nga Amerika, ku ndodhej për International Champions Cup, drejt Parisit dhe nuk është kthyer.

Jose Mourinho, me të cilin 22-vjeçari nuk ka marrëdhënie të mira, e qortoi publikisht për sjelljen e tij.

Manchester United është kthyer në Angli, pa Martial në bord, menjëherë pas fitores me Real Madridin, me të ardhmen e futbollistit që bëhet gjithnjë e më e paqartë.

Portugezi e pranoi pas ndeshjes se nuk e ka idenë nëse lojtari do të vijojë stërvitjen me ekipin që ai drejton, apo të të shitet, teksa nuk ka munguar interesimi nga klube të ndryshme europiane.

Previous Next