Mateo Kovaçiç ka hedhur poshtë mundësinë për t'u bashkuar me Manchester Unitedin pasi një ofertë prej 60 milionë eurosh iu dorëzua Real Madridit, sipas raporteve në Spanjë.

Jose Mourinho është i etur për forcimin e skuadrës së tij përpara sezonit të ri dhe është i bindur se United do të nënshkruajë të paktën me një lojtar tjetër para se të mbyllet merkato e transferimeve të enjten e ardhshme.

Kovaçiç, në ndërkohë ka shprehur dëshirën e tij për të lënë Real Madridin këtë verë, pasi nuk arriti të sigurojë një vend në ekipin e parë në Santiago Bernabeu.

“Kur nuk luaj natyrisht nuk jam i lumtur. Unë i kam shijuar këto tre vjet në Madrid jashtëzakonisht, me shokë të pabesueshëm, duke fituar trofe”, tha mesfushori muajin e kaluar.

“Por unë nuk kam qenë plotësisht i lumtur sepse kontributi im për të gjithë këtë nuk ka qenë më i madhi dhe është diçka që dua të ndryshoj”.

Sipas Marca, Mourinho është i vetëdijshëm se Kovaçiç është i gatshëm të bashkohet me një klub të ri këtë verë dhe United ka paraqitur një ofertë për Madridin. Por, ndërsa Kovaçi mbetet i gatshëm të largohet nga fituesit e Ligës së Kampionëve, mesfushori nuk dëshiron të bashkohet me Unitedin, kryesisht për shkak të shqetësimeve që ai ka mbi stilin e lojës së ekipit nën Mourinhon.

Ndërkohë, Real Madridi deshiron ta mbajë 24-vjeçarin në klub.



Previous Next