Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka ndërprerë kontratën me Hamburgun.

Deportivo La Coruna në Spanjë, Brescia në Itali dhe së fundmi Hannoveri në Gjermani, kanë shprehur interesim për Mërgim Mavrajn.
Klubi gjerman po tregohet më këmbëngulës për transferimin e reprezentuesit kuqezi, për të përfituar edhe nga fakti se është lojtar i lirë, pas prishjes me konsensus të marrëveshjes me Hamburgun.
Te Hanoveri kërkojnë urgjentisht një qendërmbrojtës dhe Mavraj shihet si një mundësi për faktin se ka shumë eksperiencë.

Previous Next