Transferimi i portugezit te Juventusi ka tërhequr vëmendjen e gjithëve.

Juventusi ka bërë njërën prej blerjeve më të mëdha në histori, duke shpenzuar 117 milionë euro për transferimin e Cristiano Ronaldos në Torino.
Komentet për këtë lëvizje kanë qenë të shumta dhe mes zërave të ndryshëm ka folur edhe Karl-Heinz Rummenihge.
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, ka theksuar se kampionët e Gjermanisë në asnjë lloj mënyrë nuk e mendojnë të investojnë shifra të “çmendura” për lojtarë në moshë të tillë, edhe pse e pranon se ky transferim është ndikuar nga shumë faktorë.
“Transferimi i Cristiano Ronaldos është ai që ka tërhequr më shumë vëmendje”, ka thënë Rummenigge.
“Unë e kuptoj, ai është një lojtar i cili ka fituar gjithçka me Real Madridin në vitet e fundit. Ka qenë për pesë vite lojtari më i mirë në botë”.
“Çështjet e marketingut gjithashtu kanë luajtur një rol të madh në lëvizje. Megjithatë, Bayerni nuk investon shuma kaq të mëdha për një lojtar 33-vjeçar”, u shpreh ai.

Previous Next