Sot është dita që shumë janë duke e pritur, respektivisht tifozët e Interit dhe Real Madridit.

E ardhmja e Luka Modric do të vendoset sot, me tifozët e Interit duke shpresuar se kroati do të largohet, ndërsa tifozët e Real Madrid shpresojnë për të kundërtën.




Ka të reja rreth mundësisë që Luka Modric të luajë në serie A, pasi ai ka kërkuar që të mos stërvitet me klubin derisa situata e tij kontraktuale me Real Madridin të jetë plotësisht e përcaktuar.

Sot do të zhvillohet takimi i shumëpritur i Modricit me presidentin Perez.

Modriç pritet të kërkojë që presidenti të respektojë marrëveshjen (gentlemen agreement) që kanë nënshkruar në të kaluarën.

Interi nga ana tjetër beson te kjo tratativë, pasi ka marrë siguri nga agjentët e lojtarit.

Previous Next