Klubi italian ka qenë mjaft aktiv në këtë afat kalimtar.

Pasi dështoi të transferonte Malcom, të cilin ia rrëmbeu Barcelona, drejtori sportiv i Romës, Monchi është në kërkim të lojtarëve të tjerë me profil të ngjashëm me atë të brazilianit.




Emri i fundit që përmendet në shtëpinë verdhekuqe është ai i Cristian Pavon.

Argjentinasi, i cili luan me Boca Juniors, kushton rreth 35 milionë euro, çmim ky i përballueshëm për Romën, e cila synon të përforcohet edhe më shumë në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. 22-vjeçari ishte pjesë e Argjentinës në Botërorin që u zhvillua në Rusi.

Previous Next