Interi nuk po ndalet së kërkuari yllin e Real Madrid, Luka Modriç. 

Megjithëse duket një transferim i vështirë për tu realizuar mediat italiane dhe spanjolle vijojnë të sjellin informacione kontradiktore për këtë çështje, por më afër reales duket ajo çfarë ka raportuar “AS”, në edicionin informativ online.

Sipas "AS" dita e së vërtetës mbi këtë lëvizje do të jetë data 8 gusht pasi do të vendoset përfundimisht e ardhmja e kapitenit të kroacisë.

Pikërisht në këtë datë, Modriç do të takohet me Perez dhe do të diskutojnë për rinovimin e kontratës, me kroatin që ka kërkuar zgjatjen e saj edhe për dy sezone të tjera.

Nga ana tjetër, zikaltrit kanë marrë miratimin e Suning për të orfuar 15 milion euro për huazimin këtë sezon dhe 25 të tjera për blerjen verën e ardhshme, për një operacion total prej 40 milion eurosh.

Gjithashtu për Modriç është gati një kontratë 4-vjeçare, me rreth 10.5 milionë euro në sezon, aq sa fiton aktualisht te Reali.

Previous Next