Portieri i ri i Juventusit do të ndërrojë numrin e fanellës.
Mattia Perin kishte zgjedhur fanellën me numër 19 pas transferimit të tij te Juventus nga Genoa, që lidhej me datën e lindjes së vajzës së tij, 19 shkurt.
Megjithatë, rikthimi i Leonardo Bonuccit ka “detyruar”, portierin që t’ia kthejë këtë numër ish-mbrojtësit të Milanit, pasi Leo gjatë gjithë karrierës ka luajtur me 19-shin në shpinë.
“Kemi pasur marrëveshje të mëhershme”, ka thënë Perin për Sport Mediaset.
“I kam premtuar që do t’ia jepja fanellën me numër 19 nëse ai do të kthehej te Juve”.
Njëjtë kishte vepruar edhe Franck Kessie një vit më parë, kur Bonucci ishte transferuar te Milani, 19-shin.