Futbollisti belg është kthyer të luajë përsëri në Evropë.

Pas një viti të kaluar në Kinë, Axel Witsel rikthehet të luajë në Evropë.

Mesfushori, i cili në vitin 2017 u transferua te skuadra e Tianjin Quanjian nga Zenit Shën Petersburg, ka nënshkruar me  Borussia Dortmundin deri ne vitin 2022.




Sipas mediave gjermane klubi verdhezi ka pranuar të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e tij. Për futbollistin belg mësohet se ishte interesuar edhe PSG, por Dortmundi ka qenë më këmbëngulës për ta transferuar atë në Signal Iduna Park.

Me Witsel në dispozicion, trajneri Lucien Favre do të ketë më shumë alternativa cilësore në mesfushë, pasi 29-vjeçari ka fituar eksperiencën e nevojshme si në klube ashtu edhe në përfaqësuesen e Belgjikës.

Previous Next