Barcelona mori një fitore të vlefshme mbrëmjen e djeshme kundër Real Valladolid me anë të një goli të Dembeles.
Por pas përfundimit të kësaj ndeshje, mbrojtësi i Barcelonës Pique ka reaguar ashpër kundër drejtuesve të La Ligas duke u thënë se përpara se ti dërgojnë në SHBA duhet të rregullojnë terrenin në La Liga.
“Këtu nuk flitet për të luajtur futboll mirë apo jo. Këtu u vu në rrezik shëndeti i lojtarëve. Mund të rrezikoheshim sepse ishte një terren skandaloz dhe i turpshëm. Dhe drejtuesit e Ligës spanjolle, përpara se të vendosin që t’i luajmë ndeshjet në Amerikë për të shitur produktin tonë, bëjnë mirë që të shohin në shtëpi dhe të rregullojmë terrenet”, tha Pique.