Real Madrid ka regjistruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje në La Liga duke e mundur 1:4 në udhëtim Gironan.

Edhe pse pranuan një gol të hershëm, ‘Los Blancos’ arritën të rikthehen në lojë duke përmbysur rezultatin për tre pikë të reja në La Liga. Garcia në minutën e 16’ kaloi në epërsi vendasit. Sergio Ramos nga penalltia në minutën e 39’ barazoi në 1:1. Pikërisht nga penalltia Reali shënoi edhe në minutën e 59’, kësaj here ishte sulmuesi Karim Benzema. Gareth Bale arriti po ashtu të regjistrohet në listën e realizatorëve, duke shënuar në minutën e 59’ për 1:3. Rezultatin përfundimtar e vendosi Benzema, duke shënuar në minutën e 80’ për 1:4. Për sulmuesin francez ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje.
Xhiron e ardhshme Real Madrid luan në ‘Santiago Bernabeu’, ku takohet me Leganes.

Previous Next