Arturo Vidal është tani lojtar i Barcelonës edhe pse ishte raportuar për ditë me radhë se ai po i bashkohej gjigantit italian Inter.

Tani, “SportItalia” ka zbuluar arsyet pse mesfushori kilian nuk iu bashkua Neroazzurrëve por iku drejt kampionëve të La Liga-s.

“Interi nuk ishte absolutisht i tallur ose i tejkaluar, sepse agjenti i Vidal nuk ishte në pushime në Milano, por për të mbyllur marrëveshjen dhe ishte i befasuar nga frenimi i papritur i zikaltërve. Inter vlerësoi se ata kanë nevojë për një mesfushor me karakteristika të ndryshme dhe i cili nuk do t’a zinte vendin e një lojtari jashtë BE-së që mund t’a zinte Paredes, plani B krahasuar me Modricin dhe vendosi të këmbëngulte pikërisht për Modricin, sepse atai besojnë se ka kushte të favorshme gjithashtu sepse Florentino Perez është në vështirësi gjatë kësaj periudhe”, ka specifikuar Alfredo Pedulla.

Previous Next