Kamer Qaka është bërë njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin rumun.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar tek gjiganti rumun Steaua Bukureshti.

Qaka u largua nga Poli Iasi për 500 mijë euro në drejtim të Steauas.

Por tani mediat rumune kanë zbuluar edhe një klauzolë të lartë që iu është vënë shqiptarit nga Kosova.

Steaua i ka vendosur Qakës klauzolë largimi prej 20 milionë euro që është cilësuar si e ‘çmendur’ në Rumani.

Kësisoj mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë bëhet futbollisti me klauzolën më të lartë në kampionatin rumun.

Për Qakën interesim më parë kanë shprehur edhe disa skuadra spanjolle si Leganes e Getafe.

Por lojtari u pëlqye edhe nga ekipet italiane ku Genoa dhe Udinese kishin shprehur interesim.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Steauan deri në qershor të vitit 2023.

Previous Next