Sulmuesi Kylian Mbappe po vrapon kaq shpejt, sa mund t’i zhduket nga radari i PSG-së. 

Kampionët e Francës, në fakt, po përballen me probleme të shumta financiare, ndaj e kanë të vështirë ta shlyejnë shumën që duhet paguar për kartonin e talentit të saposhpallur kampion bote.


Sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, rregullat e Fair Play-t Financiar për e vënë në vështirësi serioze skuadrën parisiene, që brenda 27 gushtit duhet të derdhin plot 180 milionë euro në arkat e Monacos, pasi sulmuesit i ka përfunduar periudha e huazimit e tashmë blerja është e detyrueshme. Reali po e monitoron me shumë kujdes situatën dhe është gati që të përfitojë.

Previous Next