Tifozët gjermanë morën një superlajm nga klubi i Bayern Munchen-it. Legjenda e këtij klubit, por edhe Kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger do të rikthehet sërish të luajë në stadiumin mitik “Allianz Arena”. 

Ai do të rikthehet për të përjetuar sërish emocionet dhe dashurinë e tifozëve në një ndeshje miqësore në mes të Bayernit dhe Chicago Fire që do të zhvilohet sot (28 gusht) ora 20:30.


Klubi bavarez vuri në dijeni fansat për këtë ndeshje lamtumire nëpërmjet një videomesazhi nga ish-mesfushori i tyre. “Tigri” është shumë i lumtur për rikthimin e tij dhe fton që të jenë sa më shumë njerëz të pranishëm. “Të dashur tifozë të Bayern Munchen-it, fatkeqësisht, ne nuk kishim kohë për të thënë mirupafshim. Më 28 gusht 2018 do të luhet ndeshja ime e lamtumirës në stadiumin ‘Allianz Arena’. Shpresoj të shoh shumë nga ju atje. Ju uroj më të mirat dhe shihemi atje”, - përfundon Schweinsteiger.

Previous Next