Marcelo mbetet në planet e Juventusit. Mbrojtësi brazilian mund të largohet nga skuadra e Real Madridit. 

Sipas “Tuttosport” skuadra kampione nga Serie A vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë që preferohet së tepërmi nga Allegri. Marcelo ka kontratë me “Los Blancos” deri më 2022, por Juventus llogarit ta bind Florentino Perezin për shitjen e tij me një ofertë prej 50 milionë euro. Marrëveshja mund të tentohet të arrihet në janarin e vitit 2019, ose pas përfundimit të këtij sezoni.

Previous Next