Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e ka mohuar se në ekipin e tij ka pasur racizëm, pas pensionimit të Mesut Ozilit nga Kombëtarja gjermane pikërisht duke përdorur racizmin si arsyeje. 

Low e thirri mesfushorin e Arsenalit në ekipin e tij kombëtar për Kupën e Botës Rusia 2018, por 29-vjeçari dëshpëroi me paraqitjet e tij teksa Gjermania u eliminua qysh në fazën grupore.


Më vonë, Ozil e publikoi një komunikatë trefaqëshe në të cilën njoftoi për pensionimin e tij nga ekipi kombëtar dhe e akuzoi për racizëm presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), duke theksuar se “Kur fitojmë, jam gjerman – ama kur humbim, jam imigrant”. Low, megjithatë, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke insistuar se Ozili i ka zmadhuar gjërat. “Ozil s’më ka telefonuar deri sot”, tha Low për media. “Është e qartë se Mesut Ozil i ka fryrë akuzat për racizëm”. “Nuk kam folur për këtë incident deri tani, sepse këshilltari i tij më telefonoi pasdite të dielën. Ai më njoftoi se Mesuti do ta publikonte një komunikatë trefaqëshe. Vetë lojtari nuk më ka thirrur”, shpjegoi ai. “Mendoj se e kemi nënvlerësuar situatën me fotografitë, edhe vetë unë e kam nënvlerësuar”. “Mendoja se kur ata dy u takuan me Stenmeierin, atëherë ne do të mundë të përqendroheshim në Kupën e Botës. Unë e thirra Ozilin për arsyeje sportive.” “Në të kaluarën, gjithmonë kemi diskutuar me lojtarët në situata të tilla. Ai e ka zgjedhur këtë rrugë, e pranoj këtë. Ama, kurrë nuk ka pasur racizëm”, përfundoi ai.

Previous Next