Rrjetet sociale sjellin gjithmonë surpriza, por këtë herë është me të vërtetë e pabesueshme.
Yaya Toure do të rikthehet të luajë pasi është larguar nga Manchester City. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij në profilin në “Twitter”, ku ka informuar të gjithë për aventurën e re të mesfushorit.
Megjithatë, ende nuk është mësuar se cila do të jetë skuadra e re e afrikanit të lindur në vitin 1983. Nëpërmjet mesazheve të ndryshme në rrjetet sociale, menaxheri i lojtarit tha: “Ka kaluar vizitat mjekësore në Londër. Tani do të firmosë kontratën e re. Nuk është as West Ham dhe sa Crystal Palace”. Në këto kushte, misteri vazhdon, por janë të shumtë ata që mendojnë se Yaya Toure do të shkojë te Arsenal.