Drejtuesit e Galatasarayt nuk e kanë ndërmend të dorëzohen për mbrojtësin Shkodran Mustafi.
Interesimi nga skuadra turke për mbrojtësin e Arsenalit është goxha i madh.

Gjasat që Mustafi të largohet nga Arsenali janë të mëdha për shkak të paraqitjeve të dobëta në edicionin e kaluar.




“Arsenali pagoi 41 milionë euro për Mustafin dy sezone më parë, por nuk ka bindur dhe gjasat janë që këtë verë të shitet në ndonjë ekip tjetër. Interesim të madh për Mustafin ka shprehur skuadra turke Galatasaray”, njoftoi “dailycannon.com”.

Mustafi 26-vjeçar tek Arsenali u transferua në verën e vitit 2016 nga skuadra e Valencias.

Karrierë më herët ka bërë edhe te Sampdoria.

Me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

>
Previous Next