FIFA ka zbuluar votat e kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve pas shpalljes së Luka Modric lojtari më i mirë i vitit 2018.

Ylli kroat arriti të triumfojë përballë Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah për çmimin ‘The Best’. Pas përfundimit të ceremonisë, FIFA ka publikuar votat e kapitenëve dhe trajnerëve. Ajo që bie në sy, është vota e Lionel Messit për Cristiano Ronaldon.
Messi i ka dhënë pesë pikë Luka Modricit, tri pikë Kylian Mbappes dhe një pikë Cristiano Ronaldos.
Në anën tjetër, në listën e Ronaldos nuk bën pjesë Messi, që ka votuar për Rapahael Varane (5), Luka Modric (3) dhe Antoine Griezmann (1).

Previous Next