Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka dalë në mbrojtje mesfushorit Sami Khedira. 

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbëshetur mesfushorin Sami Khedira. Ylli gjerman shpeshherë është kritikuar nga tifozët e Juventusit. Por, Allegri besohet se shumëkush nuk e vlerëson mirë angazhimin dhe zgjuarsinë e Khediras. “Nuk mund të kritikohet një futbollist si Sami Khedira. Mendoj se është një prej pak futbollistëve që ka luajtur me të gjithë trajnerët që kishte. Shumëkush i shikon ndeshjet, por pak kush i sheh mirë ato”, deklaroi Allegri në konferencë për media para ndeshjes me Parmën.

Previous Next