Arsenali do ta shesë Mesut Ozilin në janar nëse arrin ndonjë ofertë e mirë, sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, Charlie Nicholas.

Ozili i ka mohuar lajmet për prishje të marrëdhënieve të tij me trajnerin e ri, Unai Emeryn. Për gjermanin thuhet se janë të interesuar disa klube, dhe priten ofertat për të në muajin janar. Ozili erdhi në Arsenal nga Real Madridi në verën e vitit 2013, dhe deri më tani i ka 201 paraqitje për klubin londinez, 39 gola e 71 asistime.

Previous Next