Inter ka shënuar fitore të mundimshme në udhëtim ndaj Sampdorias.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e pestë të Serie A. Pjesa e parë nuk solli shumë për audiencën përveç një goli të Nainggolan në minutën e 43’ i cili u anulua me vendimin e VAR-it. Pjesa e dytë ishte diçka më dinamike, me të dy skuadrat që rrezikonin portat. 5 minutat e fundit ishin të zjarrta. Inter realizoi me anë të Asamoah, por përsëri goli u anulua nga VAR. Në aksionin e radhës, ishte Defrel i cili shokoi Inter duke shënuar gol,por përsëri VAR-i dha fjalën e fundit duke anuluar golin. Krejt në fund të takimit ishte Brozovic i cili realizoi golin e fitores, në minutën e 93’. Me këtë fitore Inter grumbullon 7 pikë po aq sa Sampdoria.



Previous Next