Ka raste kur as fitorja nuk të gëzon. Bayern Munich është i vetëm në krye të Bundesligë, pas vetëm tre javazh.
Një pozicion, që me përjashtim të surprizave të bujshme, do ta mbajë deri në fund të kampionatit, por që nuk kënaq plotësisht bavarezët, që si gjithmonë duan të fitojnë Champions League. Por për të qenë të suksesshëm në të dyja frontet duhet një ekip me shumë lojtarë në përbërje dhe në këto kushte dëmtimet e rënda të pësuara nga Tolisso dhe Rafinha, në ndeshjen kundër Leverkusen, shqetësojnë ekipin e Kovac. Por nëse dëmtimi i francezit është pjesë e rastësisë dhe gjërave të ndodhin në futboll, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për brazilianin, i cili pësoi një faull shumë të rëndë nga Karim Bellarabi, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Logjike, por kjo nuk i mjafton klubit të Bayern, dhe presidenti Uli Hoeness ka “shpërthyer” në fund të ndeshjes: “Faulli i Bellarabi ndaj Rafinha është shumë i turpshëm, i bëri dëm me qëllim. Donte të dëmtonte futbollistin tonë dhe këtë e pamë të gjithë. Atë duhet ta skualifikojnë për tre muaj për çmendurinë e tij.” Nuk ka qenë as më i butë, komenti i Kovac: “Një faull i tillë meritonte dy kartonë të kuq. Po filloj të humbas durimin, jemi vetën në javën e tretë dhe po bëhemi pre e dëmtimeve të vazhdueshme.”