Gary Cahill po kalon muajt e fundit si futbollit i Chelseat.

Mbrojtësi anglez nuk po preferohet nga trajneri italian Maurizio Sarri. 32-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje në Ligën Premier si zëvendësueses, ndërsa ka luajtur një ndeshje tjetër të plotë në Kupën e Anglisë. Kjo ka bërë që ai ta mendojë largimin nga Londra gjatë afatit kalimtar të janarit. Ish-reprezentuesi anglez ka kontratë me ish-kampionët e Anglisë deri në qershor të vitit 2019. Por ai po shikon mundësin e prishjes së kontratës në janar për tu larguar si i lirë nga skuadra. E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A. Roma dhe Napoli janë dy skuadrat që po e duan anglezin dhe kanë filluar kontaktet me agjentin e tij. Gjithsesi Cahill po kërkohet edhe nga gjiganti turk Galatasaray, si dhe nga skuadrat angleze Leicester dhe Wolherhampton.

Previous Next